Kandidati republikan për President, Donald Trump, ka nisur sot fushatën elektorale në Michigan pas atentatit para një jave në Pensilvani.
Siç shihet edhe në foto, momentet e atentati të Trump janë tashmë të përhapura në tubim dhe përdoren masivisht nga mbështetësit e tij.
Shumë mbështetës kanë veshur bluza me imazhin e Trump që mban grushtin e tij në ajër dhe u thotë votuesve të tij të “luftojnë”, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e nxorën atë nga skena pasi u plagos.
Po ashtu, edhe në tavolinat e mallrave jashtë lokalit në Grand Rapids, Michigan, po u shiten të pranishmëve që presin në radhët e gjata për t’u futur në arenën e brendshme, bluza e stampa më të njëjtën foto.
“Luftoni, luftoni, luftoni”, është bërë një thirrje e re për republikanët pas atentatit.
Donald Trump ka mbërritur sot në Michigan bashkë me kandidatin e tij të ri, senatorin e Ohajos, JD Vance.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co