Shqiperia

VIDEO/ Atentati në Memaliaj, pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i 3-fishtë. Ja ç’ka mbetur

video atentati ne memaliaj pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i 3 fishte ja cka mbetur
video atentati ne memaliaj pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i 3 fishte ja cka mbetur

Një pellg gjaku në trotuar, ndërsa gjurmët e plumbave janë të dukshme. Video e mëposhtme tregon atë që ka mbetur nga atentati i 3-fishtë që ndodhi në një lokal në Memaliaj, ku viktima mbetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga pamjet duket se viktimat ishin në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa janë qëlluar me breshëri armësh. Objektiv i atentatit duket se ishin pjesëtarët e fisit Kalemi.

Policia ka nisur një operacion në të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të ketnë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts