Bota

Detajet/ Atentati me tre viktima, shënjestra ishte ulur në tavolinë më të vëllain! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi me breshëri, plumbat kapën edhe kamarierin dhe një klient

detajet atentati me tre viktima shenjestra ishte ulur ne tavoline me te vellain autori zbriti nga makina dhe qelloi me bresheri plumbat kapen edhe kamarierin dhe nje klient



































Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, përkatësisht Shyqyri Kalemi 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç dhe Gledio Muka 36 vjeç.  I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç (vellai i Shyqyri Kalemit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

vrasja memaliaj

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh. Ndërsa shënjestra, Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur duke u djegur në zonën e Mallakastrës një automjet tip BMW.

Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, bën të ditur se pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një nga autorët ka zbritur nga makina tip BMW ngjyrë e zezë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

LEXO EDHE: Njolla gjaku dhe xhama të thyer, çfarë ka mbetur nga atentati me armë zjarri ku u vranë tre persona në Memaliaj

LEXO EDHE: DINAMIKA/ Si ndodhi atentati me tre të vrarë në ambientet e një lokali, policia gjen një makinë të djegur! Lidhja me vrasjen e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

LEXO EDHE: Atentati me tre të vrarë në Memaliaj/ Njëri prej viktimave, babai i Andrea Kalemit! Vritet dhe kamarieri dhe një klient i lokalit! Ja kush ishte shënjestra

LEXO EDHE: Atentat me armë zjarri, vriten tre persona në Memaliaj, plagoset një tjetër (EMRAT)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts