Sherr brutal në burgun italian, të dënuarit shqiptarë përleshen me nigerianët dhe gardianët, pesë të plagosur

sherr brutal ne burgun italian te denuarit shqiptare perleshen me nigerianet dhe gardianet pese te plagosur
sherr brutal ne burgun italian te denuarit shqiptare perleshen me nigerianet dhe gardianet pese te plagosur

Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe një të burgosuri nigerian ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali.

Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme por autoritetet e kanë raportuar sot.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ndërkohë që të burgosurit ishin paraqitur për vizita mjekësore.

Mes tyre ka ndodhur një debat por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik.

Më pas të burgosurit shqiptarë u kthyen në seksion dhe prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian.

Sapo ka mbërritur në seksion, , ai është sulmuar nga shqiptarët. Pasi arriti të shpëtojë ai shkoi në seksionin e ti dhe i ka treguar bashkëatdhetarëve.

Me të dëgjuar lajmin, të gjithë të burgosurit nigerianë u organizuan për t’u hakmarrë.

Ata pritën që stafi të hapte portën penguese për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën dhe filloi kaosi.

Pas shpërthimit të një bombole, pleksiglasi i portës u thye dhe dy oficerë u goditën në sy nga copa të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →