Bota Kuriozitete

Vera e parë e Elia Zaharias si grua e divorcuar, fotot nga paparazzi të aktores pas marrjes fund të martesës! Nga romanca e re e Princ Lekës, tek skandali mbretëror

vera e pare e elia zaharias si grua e divorcuar fotot nga paparazzi te aktores pas marrjes fund te marteses nga romanca e re e princ lekes tek skandali mbreteror



































Vera ka ardhur dhe shumicën e personazheve të njohura i gjejmë tashmë në plazhe. Por natyrisht që ka edhe nga ata, që angazhimet i kanë mbajtur ende në Tiranë. E ndër to është edhe Elia Zaharia.

elia zaharia6

Verën e shkuar, ajo ishte ende Princesha e vendit tonë, ku ndonëse problemet në familje kishin nisur, për publikun e gjerë asgjë nuk dihej. Por tashmë, gjithçka ka ndryshuar për të, ku veç titullit Princeshë, ka humbur edhe martesën e saj. Në rrugët e Bllokut, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në një paradite të zakonshme.

elia zaharia

Shumë larg imazhit që ishim mësuar ta shikonim vite më parë, tashmë ajo i është rikthyer veshjeve ‘casual’. Me një fustan të bardhë lino dhe sandale të sheshta, Elia dukej larg pamjes prej princeshe, megjithatë ajo vijon të jetë në formë të mirë fizike. Ky ka qenë një vit i vështirë për aktoren, ku veç divorcit, u përball edhe me skandalin mbretëror që plasi, ku ish-bashkëshorti i saj e denoncoi atë dhe babain e saj për dhunë në familje.

elia zaharia1

Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e së bijës. Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2 .

elia zaharia3

Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish ose do të nisë një bashkëjetesë do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim gjithashtu thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”. Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjave.

elia zaharia2

Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës. Sipas vendimit të gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën.

elia zaharia4

Elia Zaharia dhe Princ Leka janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërpresë së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42- vjeçari. Kujtojmë se më 6 mars, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu, edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale.

elia zaharia5

Ne dëshminë e tij në Polici, Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia, e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin. Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka goditur. Nga videoja shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70-vjeçar. Ndërkohë që ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dorë dhe tenton të ikë, por me njërën dorë mban celularin, duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.

princ leka blerta celibashi17 blerta celibashi princ leka elia zaharia princ leka leka elia elia dhe leka elia dhe leka 1 elia-zaharia-princ-leka6 princ leka Blerta Celibashi1 princ leka1 elia zaharia princ leka elia zaharia princ leka1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts