Donald Trump Jr ka shkaktuar polemika pasi në një video të postuar në TikTok e quan vajzën e tij 17-vjeçare, Kai, “seksi”.
Në video, shohim babë e bijë duke u përgatitur pak para fillimit të Konventës Kombëtare Republikane. Kai bën flokët dhe grimin e saj pak para se të bëjë debutimin e saj politik në Konventën Kombëtare Republikane me një fjalim që lavdëron gjyshin e saj, ish-presidentin Donald Trump dhe ndër të tjera Trump Jr e pyet vajzën e tij. “A më bën grimi të dukem seksi si ju?”
Ajo u përgjigj: “Mendoj se je shumë i bukur”.
“Jam i emocionuar për fjalimin e parë të Kai-t, ku ajo zgjodhi një vend vërtet të madh për të dalë atje. Ajo do ta bëjë mirë. Të dua Kai”, tha ai me vajzën e tij duke i thënë se edhe ajo e do atë.
Kujtojmë se mbesa 17-vjeçare e Donald Trump bëri përshtypje me bukurinë dhe elokuencën e saj në daljen e saj të parë madhore në politikë, në skenën e Konventës Kombëtare Republikane.
Si reaguan përdoruesit e rrjeteve sociale
Videoja, e cila është parë më shumë se 7.8 milionë herë që nga postimi i së enjtes, ka ngjallur një reagim të ashpër. “Ne nuk duam t’i quajmë vajzat tona seksi,” shkroi një përdorues i rrjetit.
“Kjo tingëllon disi e dyshimtë,” shtoi një tjetër. “Unë jam një mbështetës i Trump, por më është dashur ta riprodhoj disa herë për të bindur veten se nuk tingëllon gabim dhe ende nuk jam i bindur,” komentoi një i tretë. Të tjerët kujtuan komentet që Donald Trump kishte bërë për vajzën e tij Ivanka.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co