Shqiperia

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, policia blindon aksin Levan-Tepelenë/ Gjenden armët në automjetin e djegur, ja çfarë pritet…

atentati me 3 viktima ne memaliaj policia blindon aksin levan tepelene gjenden armet ne automjetin e djegur ja cfare pritet
atentati me 3 viktima ne memaliaj policia blindon aksin levan tepelene gjenden armet ne automjetin e djegur ja cfare pritet

Kur kanë kaluar disa orë nga atentati që shkaktoi 3 viktima dhe 1 të plagosur në Memaliaj, policia vijon kërkimet për kapjen e autorëve të ngjarjes. Më konkretisht policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve.

Pas atentatit në zonën e Mallakastrës policia gjeti duke u djegur një automjet tip BMW, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në vrasjen e 3-fishtë, objektiv i së cilës ishin Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë në atentatin e mesnatës së të shtunës humbën jetën Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për Balkanweb se në automjetin e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

Atentati që shkaktoi 3 viktima mesnatën e së shtunës në Memaliaj mund të jetë porositur nga Dubai.

Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

Lidhur me atentatin e ndodhur në Memaliaj policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMË me ngjyrë të zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.

Çelmeta tha se autorët kanë vepruar në mënyrë të shpejtë, ndërsa kanë dalë lirisht nga territori i Memaliajt, ndoshta edhe për faktin se në një qytet të vogël, ku nuk kanë ndodhur ngjarje të rënda, ka një numër të kufizuar punonjësish të policisë.

Atentati me 3 viktima dhe 1 të plagosur dyshohet se është pasojë e një zinxhiri përplasjesh mes pjesëtarëve të fisit Kalemi me një tjetër ngjarje, që nis me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt. Kjo ngjarje u pasua me vrasjen e Edmond Papës, që dyshohej si i përfshirë në atentatin me tritol ndaj Sadikajt.

Në përplasjet me armë, një tjetër objektiv nga fisi Kalemi ka qenë edhe Zamir Kalemi, i cili është vëllai i Andrea Kalemit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Kujtojmë se ndaj Andrea Kalemit ka pasur disa tentativa për ta eleminuar fizikisht. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe më pas edhe në burg, ku ndodhej i arrestuar në shtetin fqinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts