Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas bilancit të policisë rrugore lidhur me javën e fundit.
Balla shkruan se duhet të ndiqen me kujdes rastet e shkeljeve të normave të qarkullimit rrugor, e nëse shpejtësia kalohet 2 deri në 3 herë më shumë atëherë kthehet në rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në fund të reagimit Balla apelon drejtuesit e mjeteve të shijojnë rrugët e reja të vendit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
”Ndiqni me vëmendje këto raste flagrante shkeljesh të normave të qarkullimit rrugor.
Shpejtësi që shkon edhe 2 deri në 3 herë më shumë se norma e lejuar në rrugët e reja të vendit, dhe në tunelin e Llogarasë, janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore.
Apeloj për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të shijojnë rrugët e reja të vendit, të shijojnë fundjavën, por të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor’‘, shkruan Balla.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co