Sport

Largimi i sulmuesit gjeorgjian, krijohet mundësia për Skukën tek klubi francez

largimi i sulmuesit gjeorgjian krijohet mundesia per skuken tek klubi francez
largimi i sulmuesit gjeorgjian krijohet mundesia per skuken tek klubi francez

Metzi në sezonin e shkuar ra në Ligue 2, pa arritur të “ngulë rrënjët” në kampionatin më të fortë në Francë. Pas këtij kapitullimi, klubi ka humbur edhe yllin e ekipit, Georges Mikotadze.
Sulmuesi spikati në Kampionatin Europian me kombëtaren e Gjeorgjisë dhe me tre gola të shënuar, e futi veten mes gjashtë goleadorëve të “Euro 2024”. Dje ai firmosi me gjigantët e Lion. Të dy këto zhvillime mund të lidhen ngushtë me të ardhmen e Xhuliano Skukës.

Dibrani kthehet në klubin francez këtë verë dhe pas rënies dhe largimit të Mikotadze, tashmë mund të themi se i janë rritur kreditet për të qëndruar në Ligue 2 dhe për të shpresuar në gjetjen e hapësirave, që mund ta ndihmojnë të ekzekutojë shpërthimin që të gjithë e presin.

Këtë verë Skukën e kemi parë të shijojë pushimet me shoqërinë e tij, por ka ardhur momenti që të përqendrohet vetëm te fusha, për të fituar besimin e Le Minjo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts