Rusia po përdor gjithnjë e më shumë forca të parregullta në operacionet sulmuese, ka njoftuar Britania e Madhe.
Siç thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shumë forca të parregullta në operacionet e saj sulmuese në Ukrainë.
Në një postim në X, thuhet se Moska po përdor forca që janë “të papërgatitura dhe të patrajnuara”.
Forcat e parregullta janë trupa që nuk janë anëtarë të forcave të armatosura të rregullta, policisë ose forcave të tjera të sigurisë së brendshme, shkruan skynews.
Një shembull është Korpusi Vullnetar i krijuar në vitin 2023, i cili përbëhet nga më shumë se 20,000 rezervistë, mercenarë dhe ish-të dënuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co