Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë/ Policia arreston 48-vjeçarin me armë, mina me telekomandë e municion luftarak

parandalohet ngjarja kriminale ne lezhe policia arreston 48 vjecarin me arme mina me telekomande e municion luftarak
parandalohet ngjarja kriminale ne lezhe policia arreston 48 vjecarin me arme mina me telekomande e municion luftarak

Një ngjarje kriminale është arritur të parandalohet nga blutë e Lezhës këtë të diel.

Sipas informacioneve në pranga është vënë një 48-vjeçar nga Pogradeci i identifkuar Arben Zagolli, i cili po udhëtonte me taksi drejt Lezhës, teksa efektivët i kanë ushtruar kontroll i kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, tip pistoletë, 2 mina me telekomandë e municion luftarak.

Policia thotë se hetimi është në bashkëpunim me Prokurorinë dhe vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48- vjeçarit Arben Zagolli të armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.

[embedded content]

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, falë inteligjencës policore, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

[embedded content]

Kapet te “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë, 48 vjeçari nga Pogradeci që udhëtonte me një taksi drejt Lezhës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaopeacionit “Sundimit të Ligjit”, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë po udhëtonte drejt Lezhës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi  A. Z.

Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia  i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48  vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →