Kemi folur shumë shpesh për Luljeta Bozon dhe angazhimin e saj në politikë. Ndonëse është deputetja më e madhe në moshë, ajo duket se është edhe ndër më korrektet, ku nuk mungon në asnjë seancë plenare. Edhe pse ajo nuk merr pjese ne debatet apo ne fjalimet e Kuvendit, ajo s’mungon ne asnjë votim kur i duhet PS-së.
Shpesh kemi folur edhe për faktin se të shumtë janë kolegët që e ndihmojnë dhe e respektojnë në ambientet e Kuvendit.
Por ashtu siç ka nga ata që e respektojnë për moshën, ka edhe mikesha në sallën e Parlamentit. Këtë herë, Luljeta kishte zgjedhur të bënte disa hapa dhe pak bisedë me kolegen e saj nga radhët e Partisë Socialiste, Tatjana Piro.
Dy zonjat e politikës janë njëherë edhe dy deputetet, që ndoshta më pak shqetësohen për ‘look’-un e tyre në Parlament, duke preferuar komoditetin e tyre para dukjes. Natyrisht, një zgjedhje kjo e kushtëzuar edhe nga mosha e tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co