Bota

Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, reagon ministri i Brendshëm: Ngjarjet e vjetra kriminale janë rrezik potencial për ato të reja! Presim zbardhjen sa më parë

atentati me tre te vrare ne memaliaj reagon ministri i brendshem ngjarjet e vjetra kriminale jane rrezik potencial per ato te reja presim zbardhjen sa me pare



































Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me atentatin me armë zjarri në Memaliaj, ku u vranë tre persona, Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka.

balla

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur.

Sipas ministrit Balla, ngjarjet e vjetra kriminale janë rrezik potencial për ngjarje të reja.

“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore  Policisë 📍Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, shkruan ministri Balla.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts