![Alen Sherri gati për hapin e madh në karrierë, shkodrani “prenoton” vizitat mjekësore në Sardenjë 2 alen sherri gati per hapin e madh ne karriere shkodrani prenoton vizitat mjekesore ne sardenje](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/alen-sherri-gati-per-hapin-e-madh-ne-karriere-shkodrani-prenoton-vizitat-mjekesore-ne-sardenje.jpg)
Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Gardiani i Egnatias do të zbarkojë në Itali ditën e nesërme për të konkretizuar transferimin e tij te Cagliari. Klubet mes tyre kanë arritur marrëveshjen, me Egnatian që do të përfitojë plot 500 mijë euro nga shitja e shkodranit. 26-vjeçarin që nesër do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.
Më pas portieri do të firmos edhe kontratën me ekipin italian, me palët që janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 3-vjeçare. Kështu Sherri do të mbajë veshur fanellën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.
Kujtojmë se Sherri është një lider te Egnatia, ku me rrogozhinasit ai doli që brenda dy sezoneve të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Tashmë nga Superiorja në Serie A, ku do të nisë aventurën e tij të re në një nga kampionatet më të forta në Europë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co