Sport

Fonseca pas testit të parë miqësor: Kemi mungesë vazhdimësie gjatë lojës, bëmë gjëra interesante

fonseca pas testit te pare miqesor kemi mungese vazhdimesie gjate lojes beme gjera interesante
fonseca pas testit te pare miqesor kemi mungese vazhdimesie gjate lojes beme gjera interesante

Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, foli pas barazimit 1-1 ndaj Rapidit të Vjenës: “Ne u përpoqëm të bënim atë që kemi bërë në stërvitje në këto dy javë, kemi punuar më shumë në ndërtim dhe në mbrojtje,  të jetë një ekip i shkurtër”.’

Çfarë përshtypje ju ka lënë kundërshtari juaj?

“Ishte ndeshja jonë e parë, kundër një skuadre që është në fund të përgatitjes, fizikisht tregoi një diferencë të madhe. Ajo që më pëlqeu në fazën tonë të parë, është se bëmë disa gjëra interesante, pastaj ka mungesë të vazhdimësisë në lojën tonë, por gjithçka është e re, ndryshimi është shumë i madh dhe padyshim që lojtarët nuk dinë më shumë se ajo që kemi bërë deri tani në stërvitje, por kemi filluar”.

Si e vlerësoni ekipin tuaj?

“Ne kemi nevojë për lidhje mes lojtarëve tanë, komunikimi është kyç,   jemi të varur nga njëri-tjetri. Unë dua këtë lidership nga të gjithë. Dua që ata të dinë lojën, momentet e ndeshjes dhe mendoj se kanë filluar të kuptojnë”.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts