Zëdhënësi i grupit të rebelëve Houthi në Jemen Mohammed Abdulsalam ka deklaruar se do të vazhdohet të sulmohet Izraeli.
Reagimi i tij vjen si përgjigje e sulmeve të Izraelit, pranë portit të Hudaydah, shkruajnë mediat e huaja.
Abdulsalam ka thënë se do të ketë sulme të ashpra dhe se edhe aleatët e Izraelit “mund të goditen”.
IDF e Izraelit ka deklaruar se Houthi-t e Jemenit në nëntë muajt e fundit kanë lëshuar më tepër se 220 raketa balistike, raketa lundrimi dhe drone në territorin izraelit. Sulme ka pasur kryesisht në qytetin e Eilat-it.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co