Gazetari Igli Çelmeta,në një lidhje live në edicionin e lajmeve në News 24 ka dhënë të tjera detaje për shpërthimin e makinës, ku ndodheshin dy vëllezërit Mine, në qytetin e Gramshit.
Gazetari tha se makina ka dalë nga rruga për shkak të shpërthimit. Fillimisht policia ka menduar se kemi të bëjmë me aksident, por pas hetimeve është arritur në përfundimin se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpërthimit.
Policia shprehet se vëllezërit Mine nuk kanë precedentë penalë. Mirëpo, efektivët po hetojnë veprimtarinë dhe bizneset e vëllezërve dhe gjithashtu edhe faktin nëse ata merreshin me veprimtarinë e lojërave të fatit.
[embedded content]
Gazetari Igli Celmeta: Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur në Unaza e Gramshit, ku ka shpërthyer një makinë. Kur ka ndodhur ngjarja, janë dëmtuar dhe dy makina. Fillimisht nga policia u dyshua për aksident, pasi pas shpërthimit, makina ka dalë nga rruga. Tashmë dyshohet se kemi të bëjmë me atentat. Shoferi Algert Mine ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa pasagjeri Erald Mine është nisur drejt Spitalit të Traumës.
Prej dy vitesh jetojnë në Gramsh, pasi më parë kanë qenë emigrant. Po hetohen veprimtaritë dhe bizneset që kanë dy vëllezërit. Pika e parë që po hetohet është aktiviteti i dy vëllezërve, teksa janë marrë në pyetje edhe të afërm të vëllezërve Mine. Policia po heton dhe nëse dy vëllezërit po merren me aktivitete të paligjshme, siç janë lojërat e fatit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co