Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris për presidente: Të bëhemi bashkë…

pas terheqjes nga gara biden mbeshtet kamala harris per presidente te behemi bashke
pas terheqjes nga gara biden mbeshtet kamala harris per presidente te behemi bashke

Presidenti Joe Biden ka dhënë mbështetjen e tij për Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidat/e e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, Biden shkroi: “Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala Harris të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha që të bëhemi bashkë dhe të mundim (Donald Trump). Le ta bëjmë këtë”, shkruan ai.

Kërkesa e Biden vjen pasi ai tha se do i japë fund kandidaturës për rizgjedhje si president i Amerikës. Ai tha se këtë e bën për interes të partisë dhe vendit të tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →