Shqiperia

Shpërthimi i makinës në Gramsh/ Bie pista e atentatit, s’kemi të bëjmë me ngjarje kriminale

shperthimi i makines ne gramsh bie pista e atentatit skemi te bejme me ngjarje kriminale
shperthimi i makines ne gramsh bie pista e atentatit skemi te bejme me ngjarje kriminale

Pas përfundimit të hetimeve të thelluara për ngjarjen e Gramshit, grupi hetimor ka dalë në përfundimin që nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se sipas policisë, bie pista e atentatit. Lënda që ka shpërthyer ka qenë në kroskotin e makinës.

Besohet se ka pasur shpërthim nga brenda makinës të një lënde plasëse (jo tritol), që nga nxehtësia dyshohet se ka shpërthyer.  Mësohet se lëndën plasëse vëllezërit e kanë pasur në kroskot për të gjuajtur peshk.

Ngjarja nuk është kriminale, por aksidentale. Ky është përfundimi pas hetimeve të thelluara të grupit të hetimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts