Tërheqja nga gara e Joe Biden, diplomati Nesho: U ndikua nga figurat e larta të demokratëve. Ishte lëvizja e vetme për një moment të ri

terheqja nga gara e joe biden diplomati nesho u ndikua nga figurat e larta te demokrateve ishte levizja e vetme per nje moment te ri
terheqja nga gara e joe biden diplomati nesho u ndikua nga figurat e larta te demokrateve ishte levizja e vetme per nje moment te ri

Diplomati i karrierës Agim Nesho, në një lidhje live në News 24, ka komentuar dorëheqjen e Joe Biden nga gara për president të SHBA, vetëm disa muaj larg zgjedhjeve.

Nesho tha se Biden u vu nën presion nga figura të larta të demokratëve, pas sondazheve, që nxirrnin Donald Trump fitues në zgjedhe. Sipas diplomatit Nesho, kjo ishte lëvizja e vetme që demokratët të kenë një moment të ri për zgjedhjet e nëntorit.

Agim Nesho: Kjo dorëheqje e Joe Biden ishte lëvizja e vetme e demokratëve për një moment të ri. Ishte presidenti më i mirë që ka pasur SHBA, një njeri me vizion dhe idealist, por në kushtet e lodhjes nuk mund ta përballonte dot garën. Por kjo ishte rruga më e mirë dhe atë zgjodhi. Ky person duhej të zëvendësohej që të krijohet monumentum i ri.

[embedded content]

E bëri këtë akt se partia nisi të çahej dhe nuk përballonte luftën ndaj presidentit Trump. Është presioni i figurave të larta të partisë dhe ndjenja e përgjegjësisë së tij. Donald Trump kishte nisur të ishte në avantazh dhe ndeshja u bë e pabarabartë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →