![Aksident në Greqi, plagoset 62-vjeçari, makina e tërheq zvarrë shqiptarin 2 aksident ne greqi plagoset 62 vjecari makina e terheq zvarre shqiptarin](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/aksident-ne-greqi-plagoset-62-vjecari-makina-e-terheq-zvarre-shqiptarin.jpg)
Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur pas një aksidenti rrugor në zonën e Lentarianon në Hania.
Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.
Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke braktisur të plagosurin. 62-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias ku po trajtohet për dëmtime ortopedike.
62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti. Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co