Shqiperia

SPAK regjistron çështjen për 21 Janarin, jep sot dëshminë xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës

spak regjistron ceshtjen per 21 janarin jep sot deshmine xhaxhai dhe gruaja e aleks nikes
spak regjistron ceshtjen per 21 janarin jep sot deshmine xhaxhai dhe gruaja e aleks nikes

5 ditë pas regjistrimit të hetimit të çështjes së 21 janarit, sot do të paraqiten në SPAK për të dhënë dëshmi xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i mbetur i vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe në 21 janar 2011.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts