Shqiperia

Shpërthimi në Pogradec/ Banori tregon ngjarjen: Tmerr, na u duk sikur u shemb pallati, thamë se erdhi rusi!

shperthimi ne pogradec banori tregon ngjarjen tmerr na u duk sikur u shemb pallati thame se erdhi rusi
shperthimi ne pogradec banori tregon ngjarjen tmerr na u duk sikur u shemb pallati thame se erdhi rusi

Banorët e një pallati në Pogradec janë tronditur gjatë natës nga një shpërthim i fuqishëm.

Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.

“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts