Një 14 vjeçar humb jetën nga virusi “Nipah” në Indi/ OBSH ngre alarmin për epidemi

nje 14 vjecar humb jeten nga virusi nipah ne indi obsh ngre alarmin per epidemi
nje 14 vjecar humb jeten nga virusi nipah ne indi obsh ngre alarmin per epidemi

Një djalë 14 vjeçar ka vdekur nga virusi Nipah në Kerala të Indisë.

Ndërkohë, 60 të tjerë tani po cilësohen si “në rrezik të lartë”, pasi mund të kenë rënë në kontakt me virusin.

Siç raportohet, virusi Nipah vjen nga lakuriqët e natës dhe nuk ka shërim e as vaksinë që e parandalon.

Djali ka pësuar arrest kardiak pasi kishte rënë në kontakt me virusin i cili i kishte shkaktuar ethe vdekjeprurëse dhe ënjtje të trurit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar virusin si “patogjen prioritar” për shkak të potencialit të tij për t’u shndërruar në epidemi, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri indian i Shëndetësisë në Kerala, Veena George, njoftoi se qeveria ka lëshuar urdhra për identifikimin dhe izolimin e njerëzve të prekur me Nipah.

“Ka një mundësi minimale për një shpërthim të virusit Nipah në këtë fazë”, tha Dr. Anoop Kumar nga spitali Aster MIMS në Calicut, duke shtuar se situata do të monitorohet në vazhdim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →