![EMRI/ I akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe posedim të armësh, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari 2 emri i akuzuar nga gjkko per pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal dhe posedim te armesh ekstradohet nga gjermania 29 vjecari](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/emri-i-akuzuar-nga-gjkko-per-pjesemarrje-ne-grup-te-strukturuar-kriminal-dhe-posedim-te-armesh-ekstradohet-nga-gjermania-29-vjecari.jpg)
Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi Ardian Pikli, 29 vjeç.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co