Bota

Dosja për “21 Janarin”, përfundon dëshminë në SPAK bashkëshortja e Aleks Nikës: Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike

dosja per 21 janarin perfundon deshmine ne spak bashkeshortja e aleks nikes dhashe fakte te reja qe smund ti bej publike



































Ka përfunduar dëshminë në SPAK bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 Janarit 2011 në bulevardin përballë Kryeministrisë.

rajmonda nika SPAK1

“Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi ajo për mediat pas daljes nga ambientet e institucionit të drejtësisë.

Rajmonda Nika mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 për të dëshmuar për 21 Janarin, gjashtë ditë pas Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet.

Ajo mbërriti rreth orës 10:00 shoqëruar nga Mark Nika, xhaxhai i viktimës. Ky i fundit vijon të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Çështja e 21 janarit po hetohet nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts