Dueli me Trump
Më 27 qershor, problemi i parë i Bidenit në përplasjen e parë televizive kundër Trump në Atlanta. Presidenti u shfaq i hutuar, e humbi fillin gjatë përgjigjeve dhe bëri disa gafa. Mediat amerikane folën menjëherë për dështim dhe demokratët i kapi paniku.
Sulmi i New York Times
Më 29 qershor, në New York Times, Thomas Friedman, një nga opinionistët më të njohu shkroi një koment final: “Biden është miku im, por ai duhet të tërhiqet”. Dhe më tej: “Kam qarë para televizorit. Biden është një njeri i mirë dhe një president i mirë, por ai nuk do t’ia dalë.”
Ekspozimi i Pelosit
Në 2 korrik ishte Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës, kolona 84-vjeçare e demokratëve, që theu barrierën duke deklaruar fillimisht publikisht se “është legjitime të ngresh pyetjen”, nëse Biden, aleati i saj i vjetër, është në gjendje të vazhdojë garën presidenciale.
“Vetëm Zoti do të më ndalë”
Biden i reziston presionit dhe më 6 korrik deklaroi: “Unë do të tërhiqesha vetëm nëse do të më thoshte Zoti”. Dhe më pas ai pretendoi se është i vetmi i aftë për të mposhtur Trumpin. Financuesit, megjithatë, filluan të distancohen. George Clooney shkroi një editorial ku kërkonte tërheqjen e tij, i cili u bë viral.
Gafa për Putinin
Biden rezistoi, ai nuk e la garën në pritje për t’u rishfaqur bindshëm në samitin e NATO-s në Uashington. Të gjithë sytë janë në konferencën e fundit për shtyp. Gjatë së cilës – në 12 korrik – presidenti bëri gafën më të keqe: prezantoi liderin ukrainas Zelensky, duke e quajtur Putin.
Atentati ndaj Trumpit
Më 13 korrik, gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi mbi Donald Trumpin, duke e plagosur në vesh. Bideni foli nga Zyra Ovale si komandant i përgjithshëm dhe u duk se pozicioni i tij po forcohej.
Konventa e Republikanëve
U mbyll më 18 korrik konventa në Milwaukee që kurorëzoi Trumpin si kandidat republikan.
Partia Republikane kundër Bidenit e shihte fitoren në xhep, por pak orë pas përfundimit të konventës, mediat amerikane paralajmëruan: “Biden do të largohet gjatë fundjavës”. Dhe ashtu ndodhi. / bota.al
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co