Shqiperia

21 janari në SPAK, xhaxhai i Aleks Nikës zbardh detaje nga dëshmia para Prokurorëve të Posaçëm: Nëse ushtarin nuk e urdhëron, nuk qëllon! Berisha e Basha…

21 janari ne spak xhaxhai i aleks nikes zbardh detaje nga deshmia para prokuroreve te posacem nese ushtarin nuk e urdheron nuk qellon berisha e basha
21 janari ne spak xhaxhai i aleks nikes zbardh detaje nga deshmia para prokuroreve te posacem nese ushtarin nuk e urdheron nuk qellon berisha e basha

Xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, u shpreh se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes.

Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij, ndërsa edhe një herë ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues, nga Garda tek ish- kryeministri Berisha dhe ish-ministri Basha.

“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK.
Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat.
Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës.
Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri ën fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.

U thirra për kasetën. Kasetën e Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë.

Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut.
Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues.
Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror.

Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts