![E paprecedentë/ Tifozët kundër “VAR”, gjyqtari ndërpret ndeshjen në Norvegji 2 e paprecedente tifozet kunder var gjyqtari nderpret ndeshjen ne norvegji](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/e-paprecedente-tifozet-kunder-var-gjyqtari-nderpret-ndeshjen-ne-norvegji.jpg)
Në Norvegji ka ndodhur diçka e veçantë. Tifozët e të dy skuadrave në fushë janë koordinuar për të kontestuar me sende rrethanore “VAR”-in duke detyruar kryesorin që të “mbyllë” duelin vetëm 30 minuta pas startit.
Bëhet fjalë për ndeshjen Rosenborg-Lillestrøm, e cila u ndërpre në fillim për “fajin” e tifozëve vendas, të cilët hodhën topa tenisi në fushë duke detyruar kryesorin të dërgonte futbollistët në dhomat e zhveshjes. Më pas ultrasit shpalosën banerin me mesazhin: “VAR-i duhet të hiqet, nuk do të dorëzohemi kurrë”.
Më pas radhën për të bërë të njëjtën e gjë e kishin tifozët e skuadrës mike, të cilët pas topave të tenisit shpalosën të njëjtin mesazh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co