Sport

Conference League/ Egnatia udhëton drejt Islandës, një mungesë e rëndësishme në formacion

conference league egnatia udheton drejt islandes nje mungese e rendesishme ne formacion
conference league egnatia udheton drejt islandes nje mungese e rendesishme ne formacion

Arbin Zejnullai nuk do të jetë i gatshëm për Egnatian në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë islandezët e Vikingurit. Mesfushori tetovar, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë kundër Borac Banja Luka në Champions, është bërë subjekt i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe është dënuar me 2 ndeshje pezullim. 25-vjeçari e shleu një ndeshje pezullim në sfidën e kthimit kundër kampionëve të Bosnjës në “Elbasan Arena”.

Zejnullai nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova as për duelin e parë kundër Vikingurit, që do të luhet në Rejkjavik, kryeqytetin e Islandës. Lajmi i mirë është rikthimi i Edison Ndrecës. Anësori i majtë, gjithashtu i ndëshkuar me karton të kuq në Bosnje e ka shlyer pezullimin. Rikthimi i tij gëzon teknikun Tetova, i cili mund të bazohet te shërbimet e “raketës” së krahut në një përballje tepër të rëndësishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts