Fatjon Tafaj nuk do të jetë më ndihmës trajner te Dinamo. Tafaj ka vendosur të largohet nga “Blutë” për arsye personale. Miqësorja me Dinamon e Ferizajt ishte sfida e fundit e Tafajt si pjesë e stafit të Dinamos. Tafaj ka vendosur të jetojë jashtë Shqipërie dhe në këto kushte me dinamovitët ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin.
Me largimin e tij mbetet bosh “krahu i djathtë” i Dritan Mehmetit. Drejtuesit tashmë duhet të fillojnë punën për gjetjen e një zevendësuesi, i cili do të bëhej ndihmësi i Mehmetit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co