Bota Sport

Luftëtari i ri nis nga Behar Ramadani, klubi nis ndërhyrjet në fushën e stadiumit

luftetari i ri nis nga behar ramadani klubi nis nderhyrjet ne fushen e stadiumit



































Luftëtari, edhe pse “flirtoi” me ngjitjen, është i detyruar që edhe në sezonin e ri të militojë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Shpresohet që ky të jetë viti i fundit në këtë nivel inferior dhe futbolli gjirokastrit të nisë gradualisht ngjitjen, pikërisht në vendin që i ka rezervuar më herët historia.

ramadani

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit gjirokastritë kanë nisur të lëvizin për formatimin e skuadrës së sezonit të ri, ku priten edhe afrime cilësore në Gjirokastër.

Gazeta ka mësuar se Luftëtari i sezonit të ri nis nga mesfushori Behar Ramadani, i cili në sezonet e fundit ka kontribuar te Flamurtari. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Ramadani ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij me bluzinjtë e Gjirokastrës.

Gjatë kësaj jave pritet që të mësohet edhe trajneri që do të drejtojë ekipin në sezonin 2024-2025. Aktualisht kanë nisur edhe puna për rikonstruksionin e fushës, ku klubi në bashkëpunim me FSHF-në po investojnë për tapetin e ri të stadiumit “Gjirokastra”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts