Bota Sport

Reali i vë çmim Lunin, kërkon 30 milionë euro për portierin ukrainas

reali i ve cmim lunin kerkon 30 milione euro per portierin ukrainas


































Reali i Madridit nuk ka ndër mend ta japë falas portierin e tij, Andrij Lunin. Sipas gazetës “Marca”, klubet që janë interesuar për të përmes agjentit të tij, Zhorzh Mendesh e dinë se kushdo që dëshiron të punësojë ukrainasin do të duhet të paguajë 30 milionë euro ose të paktën kjo është shuma që ka dalë në dritë.

lunin

Vetë Lunin e ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të qëndrojë nën hijen e Tibo Kurtuasë, pasi dëshiron një rol protagonisti. Ai e vërtetoi progresin e tij në sezonin e kaluar, kur e çoi Realin deri në finalen e Ligës së Kampioneve për t’ia lënë vendin titullarit belg.

Por këtë verë ai ka vendosur të ndryshojë duke i kërkuar agjentit të tij, Mendesh që të shohë për alternativa të tjera. Flitet shumë për Çelsin, por klubi anglez e ka të qartë se sa i duhet të investojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts