Shqiperia

Përplasje në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Meta: Veliaj dhe Halit Valteri sulmuan Tedi Blushin, nga sot PL në “gjendje lufte” me…

perplasje ne keshillin bashkiak te tiranes meta veliaj dhe halit valteri sulmuan tedi blushin nga sot pl ne gjendje lufte me
perplasje ne keshillin bashkiak te tiranes meta veliaj dhe halit valteri sulmuan tedi blushin nga sot pl ne gjendje lufte me

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku një prej protagonistëve ishte edhe këshilltari i PL-së, Tedi Blushi.

Meta u shpreh se kryebashkiaku Veliaj dhe Halit Valteri sulmuan Blushin, dhe se për këtë veprim “do të marrin shumë shpejt përgjigjen e merituar”.

Ai shtoi se nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn të cilin e cilësoi si “kryehajdutin e Tiranës lali fikun”.

Reagimi i plotë:

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts