Kamala Harris shmang deklaratat për zgjedhjet, lavdëron punën e Biden pas largimit të tij nga gara

kamala harris shmang deklaratat per zgjedhjet lavderon punen e biden pas largimit te tij nga gara
kamala harris shmang deklaratat per zgjedhjet lavderon punen e biden pas largimit te tij nga gara

Trashëgimia e Joe Biden si president i SHBA-së është “e pakrahasueshme në historinë moderne”, tha zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris në fjalimin e saj të parë pasi Biden njoftoi të dielën se do të tërhiqej nga gara për zgjedhjet presidenciale dhe e mbështeti atë për të kandiduar në vend të tij.

Ajo nuk bëri asnjë referencë për kandidaturën e saj apo mbështetjen e Biden në një event në Uashington të hënën.

Në vend të kësaj, Harris foli për cilësitë e Bidenit si president tanimë në largim.

“Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne,” tha ajo.

“Në një mandat, ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer dy mandate.”

Harris përmendi ndershmërinë, integritetin, përkushtimin ndaj besimit dhe familjes së Bidenit dhe dashurinë e thellë për vendin e tij.

“Jam dëshmitare e drejtpërdrejtë se çdo ditë presidenti ynë Joe Biden lufton për popullin amerikan dhe ne jemi thellësisht, thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij ndaj kombit tonë”, përfundoi ajo.

Harris ende duhet të emërohet zyrtarisht nga Partia Demokratike në konventën e saj në Çikago pas disa javësh, në mënyrë që të marrë kandidaturën e partisë.

Më pas ajo do të përballet me Donald Trump në zgjedhjet e vendosura në nëntor nëse delegatët demokratë do e votojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →