Bota

Soros në mbështetje të Kamala Harris, Elon Musk tallet me Alex: Kukulla e rradhës, faleminderit që nuk na befason

soros ne mbeshtetje te kamala harris elon musk tallet me alex kukulla e rradhes faleminderit qe nuk na befason

Alex Soros, djali i George Soros, një nga donatorë më të mëdhenj të demokratëve në SHBA, ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj zv.presidentes Kamala Harris, e cila pritet të jetë kandidatja e demokratëve në zgjedhjet Presidenciale, përballë Donald Trump, nëse do të marrë mbështetjen e delegatëve në Konventën e 19 gushtit.

“Është koha që ne të gjithë të bashkohemi rreth Kamala Harris dhe të mundim Donald Trump. Ajo është kandidatja më e mirë dhe më e kualifikuar që kemi. Rroftë Ëndrra Amerikane!”, shkroi Soros në një postim në X.

Ai gjithashtu lavdëroi Biden në një postim të veçantë duke thënë se presidenti “kishte bërë më shumë në katër vjet sesa shumica mund të ëndërronin të arrinin në tetë”.

“Joe Biden është një patriot, një njeri që ka punuar gjithmonë për të bashkuar Amerikën dhe për të mbrojtur dinjitetin dhe mirëqenien e të gjithë amerikanëve. Ai ka bërë më shumë në katër vjet sesa shumica mund të ëndërronin të arrinin në tetë. Ai do të mbahet mend si një hero amerikan sepse ai është. Faleminderit për shërbimin tuaj,” tha Soros.

Ndërsa Biden dhe demokratë të shquar, si ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton – kanë mbështetur Harris, të tjerët, duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi dhe ish-Presidentin Barack Obama, ende nuk e kanë miratuar zëvendëspresidentin për këtë post.

Capture
Capture

Reagimi nga Elon Musk

Elon Musk ka reaguar pas publikimit të lajmit se Aleks Soros do të mbështesë Kamala Harris, si kandidate për presidente në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, pas tërheqjes së Joe Biden.

Në një postim të tij në X, Musk tallet duke e falenderuar Soros se ‘që nuk e kapi në befasi se kush do jete marioneta e radhës’, pasi para pak ditësh Alex Soros bëri thirrje që të bashkohemi rreth Biden.

“E falënderoj drejtpërdrejtë Alex Sorosin që nuk na kap në befasi se kush do jetë kukulla e tyre e radhës”, shkruan Elon Musk.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts