Shqiperia

8 vjet nga reforma në drejtësi, Ambasada e SHBA: Përgëzojmë popullin shqiptar, proces i pakthyeshëm

8 vjet nga reforma ne drejtesi ambasada e shba pergezojme popullin shqiptar proces i pakthyeshem
8 vjet nga reforma ne drejtesi ambasada e shba pergezojme popullin shqiptar proces i pakthyeshem

Ambasada e SHBA ka reaguar përmes një deklarate lidhur me miratimin e reformës në drejtësi 8 vjet më parë, ndërsa përgëzon popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm.

“Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, thuhet në deklaratë.

Postimi nga Ambasada e SHBA

🇦🇱 Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm.

Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë.

Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts