Sport

“Yamal unik, ka vizion, më pëlqen si luan”

yamal unik ka vizion me pelqen si luan
yamal unik ka vizion me pelqen si luan

“Ikona” e njohur, Eric Cantona nuk “kurseu” fjalët e mëdha për Lamine Yamal,  sulmuesin e talentuar të Spanjës.

“Më pëlqen mënyra se si luan Spanja dhe është mirë të kesh këtë lloj lojtari, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të bëjë. Një lojtar që i befason të gjithë çdo herë. Ai ka vizion të madh, teknikë të shkëlqyer dhe merr vendimin e duhur. Më pëlqen”.

“Ndonjëherë shikoj një lojë vetëm për të vëzhguar një lojtar. Spanja ka lojtarë të mirë, padyshim. Por unë do të thosha se askush nuk është si ai. Kur sheh Lamine Yamal, ndjen vërtet se topi është një mik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts