Bota

GJKKO i kthen makinën e sekuestruar Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut! Ndryshon edhe masa e sigurisë

gjkko i kthen makinen e sekuestruar klea gjates te dashures se laert haxhiut ndryshon edhe masa e sigurise



































GJKKO ka marrë vendimin për ti kthyer makinën e sekuestruar Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhisë. Gjithashtu gjykata i ka ndryshuar edhe masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

klea-gjata1

Klea Gjata u arrestua në kuadër të megaoperacionit ‘Kurrë mos harro’ që çoi në pranga 12 persona të grupit kriminal të Laert Haxhisë pjesë e së cilës ishte dhe e dashura e tij.

Makina e sekuestruar më 1 tetor 2023, që iu rikthye Gjatës ishte në emër të nënës së saj.

E reja nga Lushnja u arrestua pas zbërthimit para hetuesve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili rrëfeu 6 vrasje të kryera nga grupi.

“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” u tha gjatë njoftimit të policisë.

Kush eshte Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, kreu i grupit kriminal, bashkë me të penduarin e policisë, Artan Tafani rezultojnë bashkëpunëtor në 4 vrasje në Shqipëri. Gjithashtu ai ka urdhëruar dhe dy vrasje në Greqi. Të gjitha këto krime kanë ndodhur nga vitit 2018 deri në vitin 2021-shin. Ata vranë Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.

I pari, biznesmeni Çajup Selimi, u ekzekutua në Tepelenë në hyrje të shtëpisë së tij në lagjen “15 Shtatori” më datë 1 Qershor të vitit 2021. Ai doli nga shtëpia pasi u thirr nga një person dhe u qëllua në shkallët e katit të dytë të pallatit ku jetonte. Për eliminimin e tij bashkëpunuan 6 persona.

Një ditë më pas, anëtarët e grupit, kryejnë një tjetër vrasje. Ekzekutohet Fridman Xhaferaj në qytetin e Korçës, por trupi u zbulua 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit. Në atë kohë, dyshimet e policisë ishin se 25-vjeçari ishte ekzekutuar për larje hesapesh, për shkak të konflikteve të mëparshme. Në vrasjen e 25-vjeçarin bashkëpunuar 7 persona.

Vrasja e tretë e zbuluar nga dëshmia e të penduarit Artan Tafani është dhe ajo e Alban Semakut, në 17 tetor të 2021. Ai njihej edhe me emrin Elton Kinezi. U gjet i vrarë në breg të lumit Shkumbin, pesë muaj pasi kishte dalë nga burgu. Në këtë krim morën pjesë: Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija.

Ngjarja kriminale e radhës, është vrasja e Albi Bashaliut në 27 dhjetor të 2021. u qëlluam me breshëri plumbash sapo zbriti nga makina për të shkuar në kafe. Krimi ndodhi në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Policia thotë se shkak ka qenë hakmarrja pasi i vëllai, Leonard Bashaliu, vrau Ylber Xhahysën.

Por Laert Haxhiu nuk ka qenë vetëm ekzekutor, ai urdhëroi dhe dy vrasje në Athinë ne periudha të ndryshme, atë të Lulzim Qorrit në dhjetor të 2018 dhe Dikens Halilit në tetor të 2021. Ata ishin pjesë e bandave të trafikut të drogës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts