Ndërroi jetë të shtunën në një spital në Athinë, mbërrin në Katedralen “Shën Dhimitri” në Berat trupi i pajetë i Hirësisë së tij, Imzot Ignati

nderroi jete te shtunen ne nje spital ne athine mberrin ne katedralen shen dhimitri ne berat trupi i pajete i hiresise se tij imzot ignati
nderroi jete te shtunen ne nje spital ne athine mberrin ne katedralen shen dhimitri ne berat trupi i pajete i hiresise se tij imzot ignati

Mbërrin në Katedralen “Shën Dhimitri” në Berat trupi i pajetë i Hirësisë së tij, Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati, i cili ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital në Athinë, pas një sëmundjeje 3-vjeçare.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ardhja e lipsanit u shoqërua nga marshe fubebre nga banda frymore deri në hyrje të Karedrales. Më pas, për rreth 1 orë është mbajtur Argipnia e shenjtë.

Ceremonia e varrimit të Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignatit, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, do të kryhet ditën e nesërme, në orën 11:30, në Katedralen “Shën Dhimitri” në Berat, me praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Pr.Dr Anastasit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →