Partizani luan në stadium me tre yje në Gjeorgji, bileta kushton vetëm 1,7 euro

partizani luan ne stadium me tre yje ne gjeorgji bileta kushton vetem 17 euro
partizani luan ne stadium me tre yje ne gjeorgji bileta kushton vetem 17 euro

Stadiumi “Mikheil Meskhi”, i njohur deri në vitin 2005 si stadiumi “Lokomotivi”, është ai që do të presë ndeshjen e së enjtes mes Iberias dhe Partizanit në orën 18:00.

Ky impiant përdoret më së shumti për ndeshje futbolli dhe herë pas here për ndeshjet e regbisë. Stadiumi u rinovua në vitin 2001 për herë të fundit dhe ka një kapacitet për të mbajtur 27223 spektatorë. Ai është stadiumi i dytë më i madh në Gjeorgji, pas “Boris Paichadze”.

Pronari i këtij stadiumi është qeveria gjeorgjiane, teksa duhet thënë se do të luhet në një fushë me bar dhe me standarde të larta sa i përket edhe përmasave. Fusha është e gjatë 105 dhe e gjerë 68 metra. Ky stadium ka marrë emrin e Mikheil Meskhit, një nga futbollistët më të shquar në historinë e futbollit gjeorgjian.

Ky impiant ka merituar tri yje në standardizimin e që i bën UEFA. Për të bërë një krahasim, stadiumi “Air Albania” mban katër yje. Sakaq, Iberia ka publikuar edhe njoftimin mbi biletat e ndeshjes së të enjtes në 18:00 me orën tonë dhe 20:00 me atë të Gjeorgjisë. Çmimi i një bilete është vetëm 1.7 euro në sektorët e zakonshme të impiantit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →