Kosova

Prishtina dhe Beogradi bashkëpunojnë për rastin e Faton Hajrizit, konfirmohen gjurmët e gishtave në vrasjen e policit serb 

prishtina dhe beogradi bashkepunojne per rastin e faton hajrizit konfirmohen gjurmet e gishtave ne vrasjen e policit serb
prishtina dhe beogradi bashkepunojne per rastin e faton hajrizit konfirmohen gjurmet e gishtave ne vrasjen e policit serb

Gjurmët e gishtërinjve që autoritetet policore serbe kanë marrë gjatë hetimit të vrasjes së policit Nikolla Krsmanoviç nga Faton Hajrizi përputhen me shenjat e gishtave që kishin edhe autoritetet e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar identifikimin e Hajrizit pasi autoritetet serbe kanë dërguar sot shenjat e gishtërinjve në Prishtinë.

Pavarësisht bashkëpunimit për rastin, nuk është qartësuar sesi është realizuar komunikimi mes institucioneve të Beogradit dhe Prishtinës, duke marrë në konsideratë mungesën e njohjes nga ana e Serbisë.

“Me kërkesën që të gjitha këto lajme nga Serbia të trajtohen me kujdes derisa të konfirmohen plotësisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora do t’ju informojnë kur të ketë informacione të reja për këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtë të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts