Bota

Atentati me tre të vrarë në Memaliaj/ Ish-Prokurori: Rast ekstrem, vrasësit mund të jenë me pagesë, por jo profesionistë

atentati me tre te vrare ne memaliaj ish prokurori rast ekstrem vrasesit mund te jene me pagese por jo profesioniste



































Ish-prokurori  Bledar Bejko foli për atentatin e ndodhur mesnatën e së shtunës në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i 4-t, duke thënë se  rasti konkret është specifik.

bledar-bejko-759x450

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bejko tha se janë disa atentate që janë kryer, që kanë pasur një objektiv, pavarësisht se në ndonjë rast është arritur qëllimi dhe në të tjera jo.

“Atentati në Memaliaj është rast ekstrem. Autorët duket se kanë humbur durimin, vrasësit profesionistë eliminojnë vetëm objektivin, ndërsa në rastin konkret, kanë menduar të arrijnë qëllimin, pa pyetur për dëme të tjera”, tha Bejko.

Ai u shpreh se ndoshta mund të jenë vrasës me pagesë, por ndoshta nuk janë profesionistë aq sa duhet.

“Mendoj se ata nuk i janë drejtuar objektivave direkt, por janë drejtuar te familjarët, në rastin konkret babai dhe xhaxhai”, tha Bejko.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts