Shqiperia

“Më 21 janar kishte protestues dhe me bombë dore”, Balliu: Rama po priste viktima. Nëse bëhet drejtësi për tragjedinë, i pari që shkon në burg është…

me 21 janar kishte protestues dhe me bombe dore balliu rama po priste viktima nese behet drejtesi per tragjedine i pari qe shkon ne burg eshte
me 21 janar kishte protestues dhe me bombe dore balliu rama po priste viktima nese behet drejtesi per tragjedine i pari qe shkon ne burg eshte

Klevis Balliu, Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe shef i organizimit të PD, tha se më 21 janar kishte protestues dhe me bombë dore.

Balliu theksoi se kryeministri aktual Edi Rama, atëherë shefi i opozitës, priste viktima. Sipas tij, nëse bëhet drejtësi për tragjedinë, i pari që shkon në burg është pikërisht Rama.

Klevis Balliu: 21 janari ishte shpikje për pushtet dhe Rama për pushtet të vret. Ata që kanë ardhur atje nuk kanë ardhur për Ramën, por besonin se qeveria nuk bën, ndërsa kryeministri i tanishëm ka qenë atje për hallin e vet. Rama ka qenë duke ngrënë biftek, për të pritur viktima. Pse e hapin 21 janarin? Nëse bëhet drejtësi për 21 janarin, i pari që shkon në burg është Edi Rama.

Të hetohet çdo çështje, por të bëhet drejtësi. Më 21 janar qan Taulanti, ndërsa më 22 janar nuk qan. Kishte protestues dhe me bombë dore. Sali Berishën e respektoj, sepse nuk iku nga Kryeministria më 21 janar. Tek spoti më 21 janar thoshin se do të vijë diçka, tek dera. Këta janë kriminelë në zemër, në shpirt, janë themeluar si parti e Popoviçit. 21 janari ishte programuar që të vdisnin protestues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts