Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë miliona dollarë donacione për fushatën e saj elektorale. Brenda vetëm 24 orësh pasi ajo shpalli zyrtarisht se synon të zgjidhet si kandidatja presidenciale e demokratëve, ekipi i saj elektoral njoftoi se ka marrë 81 milionë dollarë donacione nga më shumë se 888,000 donatorë.
Harris mbështetet tani tek ekipi i fushatës së Joe Bidenit, i cili e ka ndryshuar tani emrin në “Harris për President”. Në një e-mail Bideni u kërkoi mbështetësve të tij që të dhurojnë për fushatën e Kamala Harris.
Pelosi mbështet Harris
Ish-kryetarja me ndikim e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente.
Më parë ajo nuk kishte bërë asnjë deklaratë mbështetjeje për Harris. “Politikisht, nuk ka dyshim se si grua në politikë Kamala Harris është brilante dhe e zgjuar dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor,” deklaroi Pelosi.
Tre guvernatorë të tjerë për Harris
Pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat tjetër, gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e tij Kamala Harris. Kandidaturën e Harris e mbështet tani edhe guvernatori i Illinois J.B. Pritzker. Sipërmarrësi miliarder shkroi në Platformën X se është krenar që mbështet Zëvendëspresidenten Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara.
Edhe guvernatori i Maryland-it, Wes Moore dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, e cila gjithashtu konsiderohej herë pas here si kandidate, i premtuan tani mbështetjen e tyre Harris. “Le ta fitojmë këtë garë, Kamala Harris!” shkroi ajo në X, ku postoi një deklaratë në të cilën shprehte mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten./dw
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co