Festa për pak u kthye në tragjedi, 3 persona shkojnë në spital të plagosur me armë zjarri! Ç’ndodhi gjatë natës në Tiranë, detajet

festa per pak u kthye ne tragjedi 3 persona shkojne ne spital te plagosur me arme zjarri cndodhi gjate nates ne tirane detajet



































Një festë në Tiranë për pak është kthyer në tragjedi pasi arma që mbante një nga personat e pranishëm, dyshohet se u shkrep aksidentalisht dhe u dëmtuan tre persona.

ambulance

Raportohet se rreth orës 01:35 janë paraqitur në një spital privat për ndihmë mjekësore tre të rinjtë me iniciale E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Mësohet se ata kanë qenë duke festuar me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar në një lokal në Rrugën e Kavajës, por 32-vjeçari me iniciale E. E., dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme

“Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës. Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm”, informon policia.

Shtetasit me iniciale D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa 35-vjeçarja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e 32-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →