Shqiperia

Aksident masiv në Porcelan, 4 mjete përfundojnë të dëmtuar në trotuar. Pamjet nga vendi i ngjarjes

aksident masiv ne porcelan 4 mjete perfundojne te demtuar ne trotuar pamjet nga vendi i ngjarjes
aksident masiv ne porcelan 4 mjete perfundojne te demtuar ne trotuar pamjet nga vendi i ngjarjes

Një aksident masiv është regjistruar mëngjesin e së martës në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Sipas informacioneve, fillimisht një Volskswagen Caddy i cili sapo ka dalë nga lavazh, i ka prerë rrugën një Audi, teksa ky i fundit përplaset edhe me 2 mjete të tjera.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, kanë përfunduar në trotuar duke rrezikuar kështu edhe jetën e kalimtarëve të rastit.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka lëvizur nga vendngjarja mjetet, duke liruar edhe qarkullimin në zonë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts