Sport

Merkato/ Partizani-Vllaznia “dueli” në distancë për Roshin

merkato partizani vllaznia dueli ne distance per roshin
merkato partizani vllaznia dueli ne distance per roshin

Odise Roshi është aktualisht lojtar i lirë. “Rraketa” e Kombëtares ka mbyllur aventurën e tij te Sakaryaspor dhe tashmë është në pritje të ofertave për të vendosur për të ardhmen.
Orët e fundit po përflitet për një kalim në Superiore. Vllaznia po studion “terrenin” për një transferim të mundshëm. Por jo vetëm kaq, sipas shtypit të shkruar aleternativë është edhe Partizani.

Orges Shehi ka nevojë për në lojtar krahu dhe karakteristikat e Roshit po i përshtateshin shumë. Ndaj në këto kushte kanë nisur të mendojnë për këtë mundësi. Mbetet të shihet nëse Roshi do të preferojë kalimin në Superiore apo do të zgjedhë ndonjë ekip tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts