E kërkojnë shumë klube sa në Itali, Angli apo Francë, por Armando Broja për momenti është pjesë e Chelseat. “Blutë” e Londrës siç duket pavarësisht zërave të merkatos, kanë vendosur që Broja të jetë pjesë e ekipit për fazën përgatitore për sezonin e ri.
Emri i talentit të Kombëtares është pjesë e listës së Chelsea, me Brojën që do të jetë nën urdhrat e Enzo Marescas. Anglezët kanë zgjedhur SHBA-në për fazën përgatitore, ku do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore. Sikundër shihet edhe nga videoja e postuar nga klubi, Armando Broja është pjesë e “Bluve të Londrës” në udhëtimin drejt SHBA-së.
We’re off to California! 🇺🇸👊#BluesInTheUSA pic.twitter.com/sljwFpFGeQ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 22, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co