![Mashtronte qytetarët duke u premtuar programe arsimi dhe udhëtime falas në SHBA, Ambasada Amerikane reagon pas arrestimit të 20-vjeçarit 2 mashtronte qytetaret duke u premtuar programe arsimi dhe udhetime falas ne shba ambasada amerikane reagon pas arrestimit te 20 vjecarit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/mashtronte-qytetaret-duke-u-premtuar-programe-arsimi-dhe-udhetime-falas-ne-shba-ambasada-amerikane-reagon-pas-arrestimit-te-20-vjecarit.jpg)
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me arrestimin e një 20-vjeçari, i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.
Bëhet fjalë për shtetasin Ermes Hoxhalli, banues në Devoll, i cili me anë të këtyre programeve iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA ka falënderuar policinë dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë.
Postimi i plotë:
Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës dhe i përgëzon për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Njësia e Hetimeve Kriminale Ndërkombëtare dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Policisë së Shtetit kanë një njësi të posaçme që kryen hetime të përbashkëta. Një hetim gjashtë-mujor nga kjo njësi speciale kulmoi me arrestimin e djeshëm të një individi që mashtronte duke paraqitur programe si të lidhura me ambasadën dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës. Ambasada falënderon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati, kreun e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokuroren e çështjes Eloida Goxhi dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit për ndihmën e dhënë për këtë çështje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co